Informacionet e fundit rreth pandemisë në botë, mund t’i gjeni më poshtë.
Franca: Që nga fillimi i pandemisë, Franca shënon për herë të parë rritjen më të lartë të pacientëve të hospitalizuar shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Nga dita e hënë është raportuar se mbi 2 mijë pacientë janë nën njësitë e kujdesit intensive, për herë të pare që nga maji.
Spanja: Në 24 orët e fundit, Spanja regjistroi mbi 37 mijë raste pozitive, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 974,449.
Argjentina: Argjentina radhitet në vendin e pestë përnga numri i të infektuarve.Gjatë ditës së hënë, vendi ka raportuar më shumë se 1 milion raste pozitive, sipas Unviersitetit Johns Hopkins.
SHBA: Janë shënuar më shumë se 220 mijë viktima në Shtetet e Bashkuara.Gjatë 24 orëve të fundit, vendi ka shënuar mbi 51 mijë raste dhe 405 viktima./GazetaShneta/
Neë York: Guvernatori, Andreë Cuomo, ka raportuar se janë shënuar 14 viktima nga covid-19.Ndërkohë, rreth 934 pacientë janë hospitalizuar, prej tyre 198 janë nën kujdesin intensive./GazetaShneta/