Pak qaste më parë, Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka publikuar masat e reja të ndërmarra si rezultat i rritjes së dukshme të rasteve të infektimit me Covid, ditëve të fundit në vendin tonë.
Bazuar në të dhënat e publikuara, këto masa do të hyjnë në fuqi që nga dita e nesërme (22.01.2022) dhe do të jenë në zbatim deri më 4 shkurt të këtij viti shkruan Gazeta Shneta.
Këto masa përfshijnë:
-Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë: certifikatën e vaksinimit me tre doza kundër Covid ose certifikatën e vaksinimit me dy doza të vaksinës së bashku me testin RT-PCR negativ, jo më i vjetër se 48 orë
-Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00
-Muzika do të lejohet deri në ora 20:30
-Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në ora 21:00
-Mbyllen fitneset, palestrat dhe institucionet tjera, me përjashtim të klubeve profesionale sportive.
Këtu mund të gjeni likun e plotë të vendimeve./Gazeta Shneta/