Studiuesit kanë identifikuar një gjendje tjetër të humbjes së kujtesës të quajtur Sindroma Neurodegjenerative Amnestike me Dominim Limbik (LANS), e cila shpesh diagnostikohet gabimisht si Alzheimer.
Megjithëse sëmundja e Alzheimerit është lloji më i zakonshëm i dementias, lloje të tjera si dementia me trupa Lewy dhe dementia frontotemporale mund të diagnostikohen gabimisht si Alzheimer për shkak të simptomave shumë të ngjashme. Kjo vlen edhe për gjendje të tjera neurologjike të lidhura me moshën si dëmtimi i lehtë kognitiv, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.
Tani, shkencëtarët nga Klinika Mayo kanë identifikuar një gjendje tjetër të humbjes së kujtesës tek të moshuarit që shpesh diagnostikohet gabimisht si sëmundja e Alzheimerit. Studiuesit kanë zhvilluar kritere të reja për të ndihmuar mjekët në diagnostikimin e kësaj gjendjeje të quajtur Sindroma Neurodegjenerative Amnestike me Dominim Limbik (LANS).
Studimi u publikua së fundmi në revistën Brain Communications, dhe përmban udhëzime që mund të ndihmojnë në dallimin e LANS nga Alzheimeri dhe llojet e tjera të dementia, duke përmirësuar kështu diagnozën dhe trajtimin për pacientët.
Nëse këto kritere të reja zbatohen me sukses, mund të ketë një përmirësim të rëndësishëm në diagnozën dhe menaxhimin e gjendjeve të humbjes së kujtesës, duke siguruar që pacientët të marrin kujdesin dhe trajtimin e duhur për gjendjen e tyre specifike./ Gazeta Shneta/


