Universiteti i Leeds për Mjekësi ka bërë një analizim të efekteve të tharësve për duar dhe ka gjetur rezultate befasuese.
Normalisht, tharëset për duar janë të mirëseardhuara për ambientin, pasi kursejnë një ton me letra pastrimi, shkruan Bottomlineinc, transmeton Gazeta Shneta.
Është menduar se edhe për nga ana higjienike është metodë më e mirë, por rezultatet flasin ndryshe.
Sipas studimit të universitetit nga Britania e Madhe, sasia e baktereve në ajër afër tharësve të duarve është 27 herë më e lartë sesa sasia kur përdoren letrat e pastrimit.
Për ta bërë situatën më të keqe, ajri përreth kësaj pajisje shumë të shpejtë dhe me një zhurmë shurdhuese, përmban më së shumti baktere!
Nëse dëshironi ta dini saktësisht se si tharëset e duarve mund të shpërndajnë baktere, është e thjesht: Duart e juaja nuk janë të pastra sikurse e mendoni. Ka ende baktere aty.
Nëse i pastroni me letra, ju i pastroni dhe i largoni një numër të këtyre baktereve. /Gazeta Shneta/