Zbardhja e flokëve shpeshherë vjen si rezultat i moshës, mirëpo në raste të rralla, tek disa njerëz, mund të vërehët edhe në moshë më të hershme.
Kjo ndodh si shkak i ndalimit të prodhimit të pigmentit nga qelizat, sipas studimeve.
Megjithatë, në mjekësinë popullore, ekziston një kurë natyrale për largimin e thinjave në flokë dhe rikthimin e ngjyrës natyrale, transmeton Gazeta Shneta
Kjo arrihet përmes një kapsule, e cila në vete përmban vetëm dy përbërës.
Përbërësit:
– Xhel i Aloe Vera-s
– Kapsula e Vitaminës E ‘Evion 400’
Në një tas të pastër, hidhni dy lugë xhel të aloe vera-s. Merrni një kapsulë të vitaminës E dhe shtoni vajin e saj në tas. Përzieni mirë për 10 minuta, derisa të arrini një krem homogjen.
Aplikojeni këtë krem mbi të gjithë kokën për 4-5 minuta, pastaj lejeni për një natë. Lajini flokët në ditën tjetër.
Aloe vera përmban diçka të quajtur enzima proteolitike, e cila riparon qelizat e vdekura të lëkurës në lëkurën e kokës.
Ajo gjithashtu vepron si një kondicioner dhe iu jep butësi flokëve si dhe shkëlqim të njëjtën kohë.
Njëkohësisht, promovon rritjen e flokëve, parandalon kruarje në lëkurën e kokës dhe zvogëlon zbokthin./Gazeta Shneta/