Ministri Rifat Latifi ka mbajtur sot një takim me kirurgë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në këtë takim i cili është mbajtur në Qendrën e Telemjekësisë, Latifi ka shpalosur idenë e tij për avancimin profesional të specialistëve të lëmive të ndryshme të kirurgjisë, shkruan Gazeta Shneta.
Latifi i ka quajtur ‘subspecializime’ avancimet 6 mujore të specialistëve në qendra të shteteve të ndryshme evropiane. Por nuk ka treguar se sa do të kushtojë dhe nëse ka siguruar buxhetin.
“Kjo është lista ime e dëshirave, nuk është qind për qind e sigurt. Qysh e zgjidhi unë çështjen e shpenzimeve, Zot ndihmom. Kam ni që kur don me bo diçka mirë, të ndihmon Zoti”, ka deklaruar Latifi.
Ai ka thënë se për këto subspecializime mjekët që do të përzgjidhen nga klinikat, do të intervistohen paraprakisht nga vet ai. Latifi ka deklaruar poashtu se mjekët do të nënshkruajnë një kontratë përmes së cilës do të detyrohet t’i shërbejnë sistemit publik për një kohë të caktuar pasi ta mbarojnë subspecializimin. /Gazeta Shneta/




