Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë Hatixhe Latifi-Pupovci është deklaruar sërish në lidhje me sulmin që e pësoi nga gjinekologu Arsim Gashi.
Ajo ka thënë se nuk ka dhunë që e sprapsë nga parimet e saj dhe se nota e lëndës së Fiziologjisë të cilën e ligjëron ajo, nuk do të merret pa meritë qoftë edhe nga fëmijët e kolegëve të saj mjekë, transmeton Gazeta Shneta.
“Ju falënderoj shumë për përkrahjen morale që po me jepni me reagimet e juaja ndaj një gjesti të shëmtuar e qyqar! Nuk ka dhunë që më sprapsë nga parimet e mia, as grushti e as plumbi! Nota e Fiziologjisë nuk do të merret pa u merituar nga askush e as nga fëmijët e kolegëve të mi. Me dorën time nuk nënshkruaj mbytjen e fëmijës tim e fëmijës tuaj ‘nesër’”, ka shkruar Latifi-Pupovci.
Ajo u sulmua dje nga gjinekologu Gashi pasi e kishte rrëzuar nga provimi djalin e tij. Gashi është shoqëruar dje në Policinë e Kosovës. /Gazeta Shneta/