Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lehtësojini hemorroidet me ndihmën e këtyre ushqimeve

Jetë 25/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
We are what we eat. Beautiful young woman holding different vegetables in hands and looking at camera while standing against white background
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hemorroidet janë enë të gjakut të ënjtura në fund të zorrës së trashë. Do të mund ti njihni për nga madhësia jo e zakonshme e cila varon nga madhësia e kokrrës së rrushit të thatë gjer tek madhësia e kokrrës së rrushit të freskët.

Zakonisht përcjellen me kruarje, por shumë shpesh edhe me dhembje të mëdha dhe gjakderdhje të zorrës së trashë, e cila është veçanërisht e shprehur gjatë pastrimit të zorrëve (shprazjes së zorrëve).
Simptomet lajmërohen gradualisht, në fillim si gjakderdhje pa dhembje, ndërsa më vonë dhembjet bëhen shumë intenzive.

Pas lindjes kam probleme me hemorroide. Kam ndëgjuar se shpesh lajmërohen pas lindjes. A është kjo e vërtetë dhe cili është shkaktari?

Është e vërtetë. Hemorroidet shumë shpesh lajmërohen jo vetëm në periudhën postnatale, por edhe gjatë shtatzanisë dhe lindjes. Paraqiten si pasojë e shtypjes së mitrës së rritur në enët e stomakut tuaj, duke ngadalësuar “lëvizjen” e gjakut të enëve në pjesën e zorrës së trashë, shkruan Beba Ime, transmeton Gazeta Shneta.

Në paraqitjen e hemorroideve ndikon edhe jashtëqitja, lëvizja e zvogëluar (veçanërisht qëndrimi ulur për një kohë të gjatë), ushqimi joadekuat, lodhja e madhe fizike.

A mund ti lehtësojmë hemorroidet me anë të ushqimit?

Ja disa këshilla, me ndihmën e të cilave, do të shmangni apo zvogëloni simptomet e shkaktuara nga hemorroidet:

  • E përmendëm që një nga shkaktarët për paraqitjen e hemorroideve është jashtëqitja, për këtë arsye, ndiqni këshillat e ushqimit, në raste të jashtëqitjes;
  • Është shumë e rëndësishme që të shmangni: ushqimin me shumë kripë, prodhimet e njelmëta të mishrave të terur, ushqimin e yndyrshëm dhe pijet alkoholike;
  • Konsumoni sa më shumë ujë – më së paku 8-10 gota ujë në ditë. Mos anashkaloni as lëngjet e freskëta nga pemët dhe perimet (boronicat, domatet…);
  • Konsumoni gjëra ushqimore të pasura me fibra dietale: pemë dhe perime të freskëta, drithëra, legume…
  • Keni kujdes për peshën tuaj trupore – masa e tepruar trupore ndihmon në paraqitjen e hemorroideve (shtresat e tepërta bëjnë shtypje shtesë në abdomen). /Gazeta Shneta/
Artikulli paraprakDoktorët e diagnostifikuan me alergji, 36-vjeçarja vuante nga një sëmundje fatale
Artikulli i rradhës Mos i injoroni këto simptome tek fëmija juaj, po rrezikon jetën e tyre

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.