Kur Andrea Syron filloi të ndjenjët një lloj shqetësimi në veshin e saj, e që më vonë filloi të krijonte edhe oshtimë, ajo e dinte mjaft mirë se diçka nuk është në rregull me organizmin e saj. Por, për muaj të tërë, doktorët i thonin të mos shqetësohej se është thjeshtë një alergji, e ftohur e rëndë, apo edhe materie e lëngshme e grumbulluar brenda veshit të saj.
Pas pak kohësh diagnostifikimi të ngatërruar, kjo modele dhe aktore 36-vjeçare, vizitoi një doktor ORL, dhe pas disa ekzaminimeve të njëpasnjëshme, arriti diagnozën korrekte: Andrea kishte një çrregullim të arterieve të ndërlidhura me trurin e saj, të cilat shkurt quhen AVM, dhe për shkak të tyre, venat e gjakut mbi veshët e saj, pulsonin në shpejtësi marramendëse, shkruan Health, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo gjendje shëndetësore mund të jetë tejet e rrezikshme. Pacientat e prekur nga këto lidhje të komplikuara të venave të gjakut, janë rrezik i madh i gjakderdhjes fatale në tru, tronditjeve, sulmeve, etj.
Megjithatë, rasti i Syron, është i trajtueshëm, dhe për shkak të këmbnguljes së saj të vazhdueshme, doktorët do t’ia përcjellin gjendjen vazhdimisht që kjo 36-vjeçare mos të përballet me rreziqe jetësore. /Gazeta Shneta/