Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lenacapavir, arma e re kundër HIV-it: Mbrojtje pothuajse 100% me dy injeksione në vit

Jetë 24/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar udhëzime të reja, duke rekomanduar përdorimin e lenacapavirit si një injeksion që merret dy herë në vit për të parandaluar infektimin me virusin HIV. Ky virus, i cili mund të çojë në sindromën e mungesës së imunitetit të fituar (AIDS) nëse nuk trajtohet, aktualisht menaxhohet përmes barnave antiretrovirale. Megjithatë, ende nuk ekziston një vaksinë e aprovuar për HIV-in.

Sipas të dhënave nga UNAIDS, në vitin 2024, rreth 40.8 milionë njerëz në mbarë botën jetonin me HIV. Po atë vit, 1.3 milionë persona u diagnostikuan rishtazi me HIV, ndërsa rreth 630,000 vdiqën nga shkaqe të lidhura me virusin, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Lenacapavir, i njohur me emrin tregtar Sunlenca për trajtim dhe Yeztugo për parandalim, është një bar inovativ që i përket klasës së inhibitorëve të kapsidit të HIV-it.

Ky ilaç fillimisht u zhvillua për pacientët me infeksione rezistente ndaj barnave ekzistuese. Falë vetive të veçanta molekulare dhe fuqisë së lartë në frenimin e ciklit jetësor të virusit, lenacapavir u testua edhe si mjet parandalues në kuadër të studimeve “PURPOSE”.

Rezultatet ishin shumë premtuese: Pjesëmarrësit që morën injeksionin dy herë në vit patën pothuajse 100% mbrojtje ndaj HIV-it.

Bazuar në këto rezultate, OBSH tani e përfshin lenacapavirin si një opsion të ri në gamën e profilaksive para-ekspozuese (PrEP), krahas barnave ekzistuese si Truvada, Descovy dhe Apretude.

Udhëzimet mbështeten në të dhëna nga fazat e avancuara të provave klinike, veçanërisht PURPOSE 1 dhe 2, ku u vërejt se infeksionet me HIV ishin thuajse të papranishme te përdoruesit e lenacapavir-it.

Po ashtu, OBSH përkrah përdorimin e testeve të shpejta për zbulimin e HIV-it si pjesë e qasjes së shëndetit publik për diagnostikim dhe parandalim. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJo sasia, por forma: Pijet e ëmbëlsuara rrisin ndjeshëm rrezikun për diabet tip 2
Artikulli i rradhës Dehidratimi tek të porsalindurit dhe bebet

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.