Tani për tani, nuk mundesh t’i imagjinosh të gjitha netët pa gjumë nga të qarat e të voglit tënd, shqetësimet që do të kaplojnë kur mos të dish t’i japësh drejtim një situate, sepse për momentin je e dehur tek përkëdhel barkun e rrumbullakosur dhe ndjen lëvizjet e asaj krijese të vogël.
Projekton me mendje si do të duket ajo qenie e vogël, fryt dashurie dhe për momentin thjesht nuk e imagjinon dot sesa dashuri mund të mbajë zemra jote (por shumë shpejt kur ta kesh në krahë ëngjëllin tënd, zemra do të duket sikur do të dalë nga kraharori)
Këto momente do të jenë të lavdishme, por nuk do të jenë të vetmet. Ndaj po ta shkruaj këtë letër, ende si një grua që nuk e di ç’është mëmësia, për ta lexuar kur “unë” të bëhem “TI” një mama !
Nga librat e nga forumet për nënat e reja kam lexuar se shumë shpejt në të ardhmen do të urinoj pa vetëdije në pantallona, për një javë pas lindjes nuk do të jem në gjendje të ulem si duhet, apo do të qaj pa pushim kur të dëgjoj të voglin të qaj pa arsye.
Kur ai fle, ti nuk do të flesh sepse do të jesh shumë e shqetësuar dhe pse ndodhet pak centimetra larg teje. Do e dëgjosh si merr frymë, do kontrollosh a është ngrohtë dhe a ka kokën të vendosur në pozicionin si ka thënë mjeku. Una tani s’i di këto për momentin, por do do i ndjejmë bashkë kur të behemi mama…. Unë do jem tjetër njeri që do i përkas të shkuarës dhe ti nëna e ardhshme do të jesh një tjetër njeri
Ky fëmijë do të na ndryshojë për mirë e për keq. Zemra jote nuk do të na takojë më neve. Do t’i bashkëngjitet atij dhe kjo do të thotë që nuk do të jemi kurrë të njëjtat.
Do te marrë malli për te dhe kur të jetë në dhomën tjetër. Kurrë nuk do te dëshirosh që ai të përjetojë shqetësime dhe kjo do te shkaktojë ankth.
Ky fëmijë do t’ju ndryshojë në mënyra të mira dhe të këqija. Ai do t’ju provojë, ai do t’ju dojë ashtu si askush nuk te ka dashur dhe do të ndihet sikur jeni të vetmit dy njerëz në botë.
Kjo jetë me fëmijën e porsalindur nuk do të jetë ajo që mendon, ndërsa ulesh në diell duke llogaritur minutat derisa ta takosh atë. Do te behet me mire. Dhe më keq.
Do të jetë më e vështirë se çdokush tjetër do të mundet ta shpjegojë, prandaj vetëm mos harroni diçka në ditët e errëta: Do të jeni mirë, unë vetja e shkuar, nuk do të lë në baltë. E di këtë, sepse kam qëndruar me ty për 16 vite (duke mos e humbur shpresën se një ditë do të beheshim mama).
Me dashuri vetja jote, si thjesht një grua që nuk e di ç’është të sjellësh në jetë një fëmijë. /Living