Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka mbajtur një takim urgjent të premten për të diskutuar rreth shpërthimit të fundit të lisë së majmunit, infeksion viral më i zakonshëm në Afrikën perëndimore.
Lia e majmunit është shfaqur edhe në vendet e Evropës, kur deri më tani dyshohet për 100 raste të konfirmuara shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Në atë që Gjermania e përshkroi si shpërthimi më i madh në Evropë ndonjëherë, raste janë raportuar në të paktën nëntë vende – Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Holandë, Portugali, Spanjë, Suedi dhe Britani.
E identifikuar fillimisht te majmunët, kjo gjendje zakonisht përhapet përmes kontaktit të ngushtë.
Megjithatë, shkencëtarët nuk presin që shpërthimi të evoluojë në një pandemi si COVID-19, duke qenë se lia e majmunëve nuk përhapet aq lehtë sa SARS-COV-2.
Lija e majmunëve është zakonisht një sëmundje e lehtë virale, e karakterizuar nga simptoma të etheve si dhe me skuqje e gunga në pjesë të ndryshme të trupit. /Gazeta Shneta/