Infeksioni me adenovirus, virus i cili po prek fëmijët nga i cili ende nuk dihet shkaqet, ka rritur numrin e viktimave te fëmijët sipas zyrtarëve shëndetësorë në ShBA.
Të paktën gjashtë raste të vdekjes janë raportuar nga hepatiti i rëndë shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Në lidhje me këtë cështje, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë thënë se janë duke hetuar nëse 180 rastet e identifikuara në 36 shtete që nga tetori i vitit të kaluar përfaqësojnë një rritje të hepatitit pediatrik.
Në muajin prill, agjencia u bëri thirrje mjekëve që të jenë në vëzhgim për fëmijët me hepatit, i cili mund të shkaktojë dëmtim të mëlçise.
Dr. Jay Butler, zëvendësdrejtor i CDC për sëmundjet infektive, përmes një telefonate ka thënë se rreth gjysma e fëmijëve të diagnostikuar në muajt e fundit ishin gjithashtu të infektuar me një lloj adenovirusi, një virus që shkakton ftohjen e zakonshme.
“Po grumbullohen dëshmi se ka një rol për adenovirusin, veçanërisht adenovirus-41,” tha ai.
Hepatiti i lidhur me këtë lloj adenovirusi është shoqëruar pothuajse ekskluzivisht me fëmijë me imunitet të kompromentuar, por shumë nga rastet e raportuara fillimisht në CDC nuk kishin kushte të tilla.
CDC po heton gjithashtu nëse infeksioni COVID mund të luajë një rol, si dhe patogjenë të tjerë, medikamente dhe faktorë rreziku.
Zyrtarët e CDC thanë se ata po vazhdojnë të punojnë me homologët në Evropë, veçanërisht në Britani, atje ku janë identifikuar të paktën 175 raste të hepatitit akut te fëmijët. /Gazeta Shneta/