Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lidhja midis rrahjeve të zemrës dhe fjalëve të para te bebet

Jetë 18/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zhurmat e buta dhe të ëmbla që foshnjat bëjnë në fillimet e tyre janë më shumë se thjesht tinguj të rastësishëm. Ato tregojnë se zemra e foshnjës punon në një ritëm të koordinuar me zhvillimin e gjuhës.

Jeremy I. Borjon, profesor i psikologjisë në Universitetin e Houstonit, ka raportuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”, se tingujt e parë dhe përpjekjet për të formuar fjalë janë të lidhura drejtpërdrejt me ritmin e zemrës së foshnjës. Ky zbulim mund të ndihmojë në kuptimin e zhvillimit të gjuhës dhe në zbardhjen e shenjave të hershme për çrregullime në të folur dhe komunikim, shkruan burimi Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

Çfarë gjetën studiuesit?

Për të folur, foshnjat nuk përdorin vetëm aftësi mendore, por koordinim të shumta muskujsh në trupin e tyre. Ky koordinim ndikon direkt nga ndryshimet në ritmin e zemrës.

Borjon hulumtoi nëse ndryshimet në ritmin e zemrës përputhen me prodhimin e tingujve dhe fjalëve te foshnjat 24-muajshe dhe zbuloi se këto ndryshime janë të lidhura me kohën e zhurmave dhe aftësinë për të formuar fjalë që njihen më lehtë nga të rriturit.

Si u krye studimi?

Studimi përfshiu 34 bebe midis moshës 18 deri në 27 muajsh, të cilat lëshojnë zëra kur luajnë me kujdestarët e tyre.

U analizuan 2,708 zhurma, përfshirë qeshje, fjalime dhe tingujt e zakonshëm të foshnjave. Vetëm 10.3% e këtyre zhurmave mund të identifikoheshin si fjalë nga dëgjues të rastësishëm.

Mesazhi kryesor i studimit:

– Zhurmat që ndodhin në kulmin e rënies së ritmit të zemrës janë më të gjata dhe më të njohshme si fjalë.

– Zhvillimi i gjuhës është i lidhur me koordinimin e sistemit nervor autonom (që kontrollon ritmin e zemrës dhe frymëmarrjen) dhe ritmet e tij të parashikueshme në zhvillim.

“Çdo zhurmë që një foshnjë bën ndihmon në lidhjen e trurit dhe trupit për të koordinuar komunikimin në të ardhmen,” tha Borjon.

Ky hulumtim ndihmon për të kuptuar se si sistemi nervor autonom dhe ritmet e zemrës ndihmojnë në mësimin e gjuhës dhe të folurit, por ndihmon edhe në identifikimin e sinjaleve që mund të tregojnë çrregullime të zhvillimit të gjuhës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGlauk Konjufca bëhet baba për herë të tretë
Artikulli i rradhës Shumë gra humbasin opsionet më pak invazive për trajtimin e fibroideve

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.