Qendra e Mjekësisë Familjare 2 në Komunën e Ferizajt tash e disa javë nuk është duke ofruar shërbime shëndetësore gjatë kujdestarisë për shkak të mungesës së stafit.
Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, Nadire Ymeri, thotë se pacientët marrin trajtim mjekësore në Qendrën e Shërbimit Emergjente Primar.
“Kujdestaria e natës në QKMF aktualisht funksionon në Qendrën e Shërbimit Emergjent Primar .Nga fillimi i muajit Prill në QMF-2 (në rrugën të Gjilanit) është ndërprerë përkohësisht kujdestaria e natës për shkak të mungesës së stafit(mjekëve dhe infermierëve),deri në angazhimin e një numri të tyre me ndonjë kontratë pune”, thotë Ymeri për Gazetën Shneta.
Ajo tutje sqaron se kujdestaria gjatë festave dhe të dielave mbahet në QKMF dhe në QMF 2.
Më 28 shkurt të këtij viti ka përfunduar projekti dy vjeçarë ndërmjet Komunës se Ferizajt dhe Organizatës Joqeveritare “Caritas”. Pas përfundimit të këtij projekti 325 punëtorë shëndetësorë janë larguar nga puna.
Ndonëse është komuna e dytë në vend sa i përketë numrit të madh të banorëve në këtë komunë janë gjithsej 49 mjekë, 35 prej tyre mjek familjarë, 14 doktor të mjekësisë si dhe 131 infermier. /Gazeta Shneta/