Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ligji për sigurimet shëndetësore, PRAK kërkon zbatim të plotë në praktikë

Lajme 23/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka përshëndetur miratimin e ligjit për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm drejt reformimit të sistemit shëndetësor në vend.

Në një reagim publik, PRAK vlerëson se ky ligj krijon bazën për ndërtimin e një mekanizmi më të qëndrueshëm të financimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët, duke synuar përmirësimin e qasjes dhe mbulimit shëndetësor.

Megjithatë, PRAK thekson se sfidat mbeten të shumta dhe kërkojnë angazhim të shtuar institucional në fazat e ardhshme. Sipas PRAK-ut, një ndër prioritetet kryesore është miratimi dhe zbatimi i akteve nënligjore, të cilat do të mundësojnë funksionalizimin praktik të ligjit.

Po ashtu, organizata kërkon forcimin e kapaciteteve të Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, si dhe rritjen e mbulimit shëndetësor dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që do të ofrohen për qytetarët në kuadër të këtij sistemi.

“Rruga përpara është e gjatë dhe kërkon përkushtim të vazhdueshëm nga institucionet përgjegjëse,” thuhet në reagimin e PRAK-ut./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHormoni hCG në shtatzëni: Çfarë tregojnë nivelet e hormonit dhe kur duhet të shqetësoheni?
Artikulli i rradhës Ndotja e ajrit dhe rreziku i kancerit: përtej mushkërive, pasoja më të gjera për shëndetin

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.