Një grua ka lindur një vajzë të vogël peshë 6 kilogram – pothuajse dyfishi i madhësisë së të porsalindurit mesatar.
Christine Corbitt e krahasoi vajzën Carleigh Brooke me “madhësinë e një foshnjeje” pas mbërritjes së saj më 15 Maj – dhe i është dashur të blejë rroba të bëra për foshnjet nëntë muajshe, transmeton Gazeta Shneta.
Babai Larry, nga Florida, SHBA, tha se foshnja do të ishte edhe më i madh nëse nuk do të ishte lindur pesë ditë më heret nga një prerje cezariane.
Christine tha për ABC News: “Kur mjeku e tërhoqi atë nga unë fillova të dëgjoj të gjithë duke qeshur dhe duke u ngazëllyer në sallën e operacionit.”
“Kur më treguan për peshën e saj, nuk mund t’iu besoja syve.”/Gazeta Shneta/