Një aeroplan i ‘Turkish Airlines’ ateroi me një pasagjer të papritur dhe ekuipazhi i linjës ajrore nuk mund të ishte më i entuziazmuar.
Ekuipazhi i aeroplanit ndihmoi në lindjen e një vajze në gjysmën e rrugës, në fluturimin e tyre nga Guinea në Burkina Faso, njoftoi linja ajrore të premten shkruan The Huffington Post, transmeton Gazeta Shneta.
Distanca në mes këtyre vendeve perëndimore në Afrikë ishte diku rreth 480 km.
Nëna thuhej se ishte në javën e 28 të shtatzëninësë së saj kur ekuipazhi i Boeing 737 vuri re se ajo ishte në dhimbjet e lindjes.
Sipas faqes së Turkish Airlines, nënat shtatzënë që kanë më pak se 28 javë të shtatëzënisë janë të lira të udhëtojnë pa pushim, përderisa ato ndërmjet 28 javëve dhe 35 javëve u kërkohet të marrin udhëzimin e mjekut që i deklaron ato të afta për të udhëtuar./Gazeta Shneta/