Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Linda Halimi na tregon sekretin e trupit të saj mahnitës pas shtatzënisë

Jetë 18/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në datën 11 të këtij muaji, këngëtarja Linda Halimi u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vogëlushen Kaimana, për të cilën shprehet tepër e lumtur dhe e quan bekimin më të madh.

Megjithëse e mbajti të fshehtë shtatzëninë, Linda ka vendosur që tashmë të ndajë me ndjekësit sekretet e pritjes së ëmbël dhe periudhës pas lindjes.

Ditën e djeshme, ajo i habiti të gjithë kur tregoi format perfekte vetëm 5 ditë pas lindjes së vajzës.

“Situata aktuale…… pesë ditë pas! Isha 55 kg kur bëra testin, shkova 67 kg, tani jam 60 kg!”, shkruante Linda krahas videos ku tregonte format e saj.

Ditën e sotme, këngëtarja ka zbuluar se gjatë shtatzënisë merrej me palestër dhe do të fillojë sërish sapo të marrë veten.

“Nuk kam mbajtur dietë gjatë shtatzënisë absolutisht, kam ngrënë shëndetshëm dhe kam qenë aktive në palestër gjithë kohës, përveç muajit të 7 e më tutje. Kam ngritur pesha duke i ulur çdo muaj më pak pesha, me më shumë përsëritje të seteve. Kam ecur shumë dhe gjithë pesha e fituar nga shkuar tek barku.

Ka patur ditë kur s’kam dashur të ngrihem nga shtrati dhe ato ditë kam pushuar normalisht. Kam dëgjuar çdo nevojë të trupit tim. Në përgjithësi kam qenë me shumë energji dhe aktive.”- shkruan Linda në postim.

“Nëse nuk keni bërë ushtrime vigoroze gjatë shtatzënisë nuk do t’ju sugjeroja të filloni tani. Akoma nuk kam mundësi të ndjek ushtrimet sepse jam në shërim e siper dhe ndjehem sikur jam në qiell të 7 me bebin tim, por nga java e 3 e më tutje mendoj të filloj ushtrime të lehta dhe të rris presionin gradualisht.

Për të gjitha mamatë që më këshilluan dhe ndihmuan me mbështetjen e tyre, faleminderit pafund! Falenderoj njësoj të gjithë të tjerët për urimet e shumta, Zoti ju bekoftë të gjithëve!”- ka përfunduar këngëtarja.

Artikulli paraprakIsmaili lavdëron AKPM-në për heqjen e listës së pritjes për regjistrimin e barnave
Artikulli i rradhës Vajza e Florianit e ka një kërkesë qesharake për prindërit e tij rreth foshnjës tjetër

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.