Foshnja e lindur nga nëna me Covid-19 në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, është duke u trajtuar në Klinikën e Neonatologjisë në njësinë intensive.
Drejtori i Klinikës Dr. Xhevdet Gojnovci ka treguar se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i është marr mostra për testim për Covid-19.
“Foshnja e gjinisë mashkull ka lindur në javën e 32-të me peshë 2400. Po trajtohet në njësinë intensive në Klinikën e Neonatologjisë dhe i është marr mostra për testim për Covid-19”, ka deklaruar Gojnovci.
Gojnovci ka deklaruar se foshnja për momentin nuk ka simptoma të koronavirusit dhe neonatologët po kujdesen për të. /Gazeta Shneta/