Bebet që lindin para kohe mund të kenë probleme serioze shëndetësore në lindje, si dhe në të ardhmen e tyre.
Çdo grua mund të rrezikohet nga lindja para kohe, por nëse keni pasur lindje të tilla edhe më herët atëherë shanset vetëm rriten edhe më shumë.
Shenjat dhe simptomat e lindjes së para kohshme që duhet raportuar tek mjeku:
-Kontraktimet e rregullta ose të shpeshta, kjo do të jetë si një ndjesi shtrënguese dhe ndjenjë si një grusht në barkun tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Nëse kjo ndodh 4 herë ose më shumë gjatë një ore, atëherë lajmëroni mjekun tuaj.
-Dhimbje të buta të barkut, këto dhimbje mund të jenë sikur dhimbjet menstruale që mund të jenë me ose pa diarre.
-Presioni i vogël i legenit ose barkut. Mund të duket sikur foshnja po përpiqet të shtyjë poshtë dhe lartë.
-Dhimbje në fund të shpinës, dhe ndryshime në rrjedhje vaginale, si dhe lëngu që del nga vagina është mjaft gudulisëse.
Nëse keni ndonjërën nga këto simptoma para javës së 37 të shtatzënisë, atëherë lajmëroni mjekun tuaj./Gazeta Shneta/