Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendimin për lirimin e logopedit Iljasa Fazliu nga akuza për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”.
Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendimin për lirimin e logopedit Iljasa Fazliu nga akuza për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”.
Vendimi u shpall më 30 tetor të këtij viti, duke mbyllur kështu një rast që kishte ngjallur reagime të shumta publike.
Fazliu ishte akuzuar në vitin 2022 pas publikimit të një audio-incizimi që pretendonte se ai kishte abuzuar psiqikisht një fëmijë 3-vjeçar, të diagnostikuar me autizëm, gjatë seancave në ordinancën e tij.
Në materialin e publikuar, dëgjoheshin fjalë fyese dhe ofendime ndaj fëmijës, të cilat shkaktuan shqetësim të madh në publik dhe komunitetin profesional.

