Një punëtor i industrisë së qumështit në Nevada, SHBA, është infektuar me një lloj të ri të gripit të shpendëve, i cili ndryshon nga varianti që ka prekur bagëtinë në SHBA që nga viti i kaluar, sipas CDC.
Personi kishte simptoma të lehta, kryesisht skuqje dhe irritim të syve, dhe është shëruar pa pasur nevojë për hospitalizim. Ky është rasti i parë ku një infeksion i tillë gjurmohet te një lopë, megjithëse virusi është vërejtur më parë te më shumë se një duzinë njerëzish të ekspozuar ndaj tij shkruan HealthDay përcjell GazetaShneta.
CDC thekson se nuk ka prova që virusi është transmetuar nga ky person te të tjerët dhe se rreziku për publikun mbetet i ulët. Gripi i shpendëve që po qarkullon aktualisht te kafshët dhe disa njerëz njihet si influenca e tipit A H5N1./GazetaShneta/



