Shqiptari nga Kosova Arbër Shehu, është futur në Top 40 personat nën moshën 40-vjeçare si yll në ngjitje të Biopharm Biotech dhe Healthcare Industry në gjithë Amerikën.
Shehu i cili është drejtor për Onkologji në kompaninë farmaceutike dhe bioteknologjike britaniko-suedeze, AstraZeneca, ka lënë shumë shpejt impakt në shëndetësi.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve është mbajtur mbrëmë vonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Shehu u shpërblye dhe çmimin e ndau edhe në rrjete sociale.
Në faqen e “Marketingu Mjekësor dhe Media”, thuhet se Shehu ka luajtur një rol kyç në përparimet e trajtimeve brenda grupit AstraZeneca duke bashkë-drejtuar dy testime, duke dhënë një opsion të ri trajtimi të miratuar nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave). Ai ishte gjithashtu një njeri kyç në përgjigjen globale ndaj COVID-19 si studiues klinik me Departamentin e Mushkërive dhe Kujdesit Kritik të Universitetit Johns Hopkins.
Në momentin kur Shehu mori çmimin, në sallë u lëshua “Kuq e zi” nga Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi.
Shehu i cili me prejardhje është nga Krusha e Vogël ka përfunduar doktoraturën në Universitetin e Prishtinë dhe masterin në shkencat shëndetësore në Universitetin “James Madison”./Klankosova.tv




