Këngëtarja kosovare, Loredana Zefi, po e shfaq stilin e saj interesant të reperes edhe në rolin e nënës.
Loredana 3 muaj më parë i dha jetë fëmijës së saj të parë, vajzës të cilën e emëroi me emrin e bukur Hana.
E, duket se këngëtarja po e shijon faktin e të qenit nënë. Edhe për së prapëti. Të paktën këtë e tregon fotografia e fundit që vetë ajo ka postuar në rrjetet sociale.
Loredana shihet teksa ngushton faqet e Hanës së vogël me dorën e saj, duke e ‘munduar’ atë dhe duke lozur me të.
Ndryshe, Hana është fryt i dashurisë së Loredanës me këngëtarin poashtu reper me nofkën, Mozzik. Ata për momentin gjenden në relacionet Zvicër-Gjermani, ku po mbajnë shumë koncerte.