Pothuajse kanë kaluar më shumë se 4 muaj që kur koronavirusi është përhapur në botë. Zakonisht 7 deri në 10 ditë janë shumë të rëndësishme për të kuptuar situatën e vërtetë.
Mitet rreth të ushqyerit
Shumë njerëz tani janë duke u përqendruar në përmirësimin e sistemit të tyre imunitar dhe ta shikojnë atë si një mënyrë për të luftuar koronavirusin. Nëse sistemi juaj imunitar është i fortë, ju do të jeni në gjendje ta mposhtni virusin.
Sidoqoftë, nuk ka ushqime që do t’ju mbrojnë posaçërisht kundër COVID-19. Për të qëndruar të shëndetshëm, të gjithë duhet të ushtrojnë dhe gjithashtu të ndjekin një dietë të shëndetshme.
Kur është fjala për të ngrënë shëndetshëm të gjithë e dimë se duhet të shmangim ushqime të pasura me sheqer, të minimizojmë konsumin e karbohidrateve të rafinuara, të shmangni buken e bardhë, të keni më shumë fibra, më shumë fruta dhe perime me ngjyra pasi ato janë të pasura me antioksidantë, shmangni ushqimin e paketuar, shmangni yndyrnat e kqija, përqendrohuni në yndyrna të shëndetshme, si arrat.
Por, specifikisht është e rëndësishme vitamina D.
Rëndësia e vitaminës D
Vitamina D besohet të jetë një imuno-modelues. Disa studime kanë vërtetuar se shumë nga personat janë të mangët në Vitaminë D. Arsyeja kryesore është tendenca jonë për të shmangur qëndrimin në diell.
Vitamina D ndikon në shëndetin tonë të kockave dhe mungesa e saj nuk e lejon trupin të thith kalciumin. Studimet kanë lidhur gjithashtu mungesën e Vitaminës D me infeksionet e frymëmarrjes dhe siç e dimë të gjithë koronavirusi prek kryesisht mushkëritë.
Pjesa më e ndërlikuar është se ne nuk mund ta marrim Vitaminën D përmes dietës sonë. Ne duhet të marrim qumësht të fortifikuar me Vitaminë D. Disa prej nesh mund të marrin rregullisht vitaminën D duke u ekspozuar në diell midis 11 dhe 3 të drekës. /GazetaShneta/