Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lul Raka: Disa mjekë përshkruajnë antibiotikë pa nevojë, për t’u reklamuar në plazhet e Antalisë

Lajme 21/08/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Prof. Dr. Lul Raka
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mikrobiologu Lul Raka ka argumentuar edhe një herë deklaratën e tij lidhur me përshkrimin e antibiotikëve pa nevojë për trajtimin e Covid-19.

Raka ka dal me një reagim pasi u kritikua në rrjetet sociale nga Kimete Berisha që sipas saj, qytetarët janë hutuar me deklaratën e Rakës për mos përdorimin e antibiotikëve për trajtimin e Covid-19.

Profesori i mjekësisë ka deklaruar se antibiotikët nuk veprojnë në viruse. “Covid-19 është infeksion që shkaktohet nga virusi. Antibiotikët nuk veprojnë në viruse. Infeksionet nga viruset as nuk mjekohen, as nuk parandalohen me antibiotikë. Nuk besoj se e kanë harruar këtë mësim themelor mjekët anekënd Kosovës. Te pacientët me Covid-19 NUK REKOMANDOHET përdorimi i antibiotikëve (as azitromicinë, as ceftriakson, e asnjë antibiotik tjetër)”, ka deklaruar ai.

Sipas mikrobiologut “Antibiotikët jepen vetëm në rastet kur ka konfirmim apo dyshim të bazuar klinik për praninë e bashkëinfeksionit apo infeksionit sekondar nga bakteret. Por, kjo ndodh vetëm në 4-8% të pacientëve me COVID-19 në kujdesin parësor dhe 10-15% tek ata të shtrirë në spital. Kurse, në Kosovë ka pasur përshkrim masiv të antibiotikëve te pacientët me Kovid”.

Ai ka deklaruar se disa mjekë në Kosovë e përshkrujanë antibiotikun në disa raste edhe pa nevojë, vetëm për të përmbushur normën për pushime në Antali.

“Vite me radhë jemi të parët në Evropë me përdorimin e antibiotikut ceftriakson (një antibiotik në trajtë injeksioni), i cili përshkruhet edhe në kujdesin parësor, sidomos tek fëmijët. Kjo ndodh kryesisht nga presioni i industrisë farmaceutike, sepse disa mjekë duhet ta mbushin normën e përshkrimit të antibiotikëve të caktuar, pa marrë parasysh a ka nevojë apo jo pacienti për këtë terapi. Kjo bëhet nga disa mjekë, të cilët pastaj “reklamohen” nëpër hotelet pranë plazheve të Antalisë me 5 yje”, ka shkruar Raka në reagimin e tij.

Reagimi i plotë:

KIMETJA NË BOTËN E ANTIBIOTIKËVE!

Shoku im, Halili nga Franca, më dërgoi mesazh duke më thënë se të fala më paska bërë gazetarja Kimete Berisha. Si nip Mitrovice (gjyshja ime është nga Suhodolli), thashë ndoshta kemi ndonjë lidhje familjare apo e njohim Halilin të dytë. Por jo, asnjëri nga këto dy opcione. Bashkëngjitur ishte shkrimi në facebook dhe fotoja e Kimetes me titullin “ME DALË ME HUMB”!

E lexova pjesën e parë të artikullit, i cili merrej me mua. Pjesa tjetër fliste diçka për Mitrovicën, e në fund merrej me VV. Fillimi dukej kështu:

ME DALË ME HUMB!

  1. Lul Raka thotë: Mos merrni antibiotik kundër COVID-it, edhe nëse ua rekomandojnë doktorët.

Pra, pacientët u dashka t’i sfidojnë mjekët…

E mjekët (kur ua përmend doktorin në fjalë) thonë:

Ani bëni pra qysh po ju thotë Luli që del reklamohet në televizion.

E Ti pyet: pse mjekët nuk tubohen të merren vesh mes vete “a duhet antibiotik a jo”!

Pyet çka të duash e sa të duash, anarki në të gjitha anët, askush s’të përgjigjet.

E nderuar,

Për ta ndrequr këtë anarki, po duhet të përgjigjem, edhe pse antibiotikët dhe rezistenca janë pjesë e sporteve jo fort të lehta edhe për dikë që është në këtë zanat qe 27 vjet.

  1. ANTIBIOTIKËT

Antibiotikët janë barna, që kanë bërë revolucion në zhvillimin e mjekësisë. Mirëpo, për shkak të keqpërdorimit të tyre njerëzimi po përballet me një kërcënim serioz – shfaqjen dhe përhapjen e rezistencës antimikrobike.

Rezistenca antimikrobike, është aftësia e mikrobeve për t’i përballuar veprimit të antimikrobikëve. Kjo dukuri është sfidë globale e shëndetit publik me ndikim të rëndësishëm socio-ekonomik që përcillet me shkallë të lartë të sëmundshmërisë, vdekshmërisë dhe kostos. Me trendin aktual të (keq)përdorimit të antibiotikëve në botë, parashikohet se në vitin 2050 rezistenca antimikrobike mund të shkaktojë më shumë vdekje sesa kanceri (deri 10 milionë vdekje).

Në këtë fushë, përkundër shumë problemeve, Kosova ka ecur përpara duke ulur konsumin e përgjithshëm për gati 25%. Por sfidë e rëndësishme mbetet përshkrimi i panevojshëm i antibiotikëve nga mjekët.

Vite me rradhë jemi të parët në Evropë me përdorimin e antibiotikut ceftriakson (një antibiotik në trajtë injeksioni), i cili përshkruhet edhe në kujdesin parësor, sidomos tek fëmijët. Kjo ndodh kryesisht nga presioni i industrisë farmaceutike, sepse disa mjekë duhet ta mbushin normën e përshkrimit të antibiotikëve të caktuar, pa marrë parasysh a ka nevojë apo jo pacienti për këtë terapi. Kjo bëhet nga disa mjekë, të cilët pastaj “reklamohen” nëpër hotelet pranë plazheve të Antalisë me 5 yje.

Për disa informata bazë të kësaj fushe ja ku e ke linkun

https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=RYo48dIQAE4

  1. “PRA, PACIENTËT U DASHKA T’I SFIDOJNË MJEKËT”-

Po, madje, shumë shpesh i sfidojnë duke blerë antibiotikë në barnatore pa recetë dhe pa u konsultuar fare me mjekun. Kështu kanë bërë shpesh kosovarët këto 21 vite.

  1. COVID 19

Covid-19 gjatë vetëm një viti ishte katalizator i shfaqjes dhe përhapjes së shpejtë të rezistencës antimikrobike kudo në botë për shkak të pëdorimit enorm të antibiotikëve në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, madje edhe në rastet asimptomatike dhe ato të lehta të sëmundjes.

Covid-19 është infeksion që shkaktohet nga virusi. Antibiotikët nuk veprojnë në viruse. Infeksionet nga viruset as nuk mjekohen, as nuk parandalohen me antibiotikë. Nuk besoj se e kanë harruar këtë mësim themelor mjekët anekënd Kosovës.

Te pacientët me Covid-19 NUK REKOMANDOHET përdorimi i antibiotikëve (as azitromicinë, as ceftriakson, e asnjë antibiotik tjetër).

Antibiotikët jepen vetëm në rastet kur ka konfirmim apo dyshim të bazuar klinik për praninë e bashkëinfeksionit apo infeksionit sekondar nga bakteret. Por, kjo ndodh vetëm në 4-8% të pacientëve me COVID-19 në kujdesin parësor dhe 10-15% tek ata të shtrirë në spital. Kurse, në Kosovë ka pasur përshkrim masiv të antibiotikëve te pacientët me Kovid.

  1. “E TI PYET: PSE MJEKËT NUK TUBOHEN TË MERREN VESH MES VETE “A DUHET ANTIBIOTIK A JO”!

Mjekët janë tubuar dhe janë marrë vesh a duhen apo jo antibiotikë te pacientët me Covid. Do ta dëgjosh shumë shpejt këto ditë, bashkë me mjekët dashamirës.

Të gjitha këto i kam thënë në “reklamimin” në TV. Nëse nuk e keni dëgjuar, urdhëroni linkun

Për fund, E nderuar, NUK KE NEVOJË ME DALË ME HUMB!

Kjo temë është mjaft e rëndësishme dhe kurdo që je e interesuar, jam i gatshëm t’u jap informata shtesë në çdo kohë.

Natën!

Artikulli paraprakCDC zbulon se varianti Delta përbën pothuajse 99 për qind të rasteve në ShBA
Artikulli i rradhës Ka humbur betejën me COVID-19, Dr. Sevdije Korça

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.