Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lulaj: Ekografia nuk ka efekte negative – gjinekologët po e keqpërdorin

Lajme 13/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pediatër, gjinekologë e profesionistë të tjerë shëndetësorë janë mbledhur sot në një Simpozium të organizuar nga Shoqata e Pediatërve dhe ajo e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës.

Simpoziumi për “Skrining prenatal të anomalive të lindura të zemrës në Kosovë”, është hapur nga gjinekologu Shefqet Lulaj.

Dr. Lulaj ka ligjëruar mbi skriningun ekografik në obstetrikë, ku ka shpjeguar për procedurat që duhet ndjekur nga hulumtimet e fundit, si dhe keqpërdorimet që bëhen nga gjinekologët në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.

Mjeku ka thënë se duhet bërë me dije pacienteve se ekografia diagnostike nuk ka ndonjë veprim negativ në organizmin e nënës dhe frytit të saj.

Sipas një studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lulaj thotë se dy ekzaminime ekografike janë të mjaftueshme në shtatzëni.

“Nga një studim i madh RADIUS, i bërë te një grup i madh i shtatzënave me risk të ulët, është analizuar efikasiteti i ekzaminimit ekografik dhe në përfundimet perinatale del se në këtë grup shtatzënash mjaftojnë 2 skriningje ekografike”, ka deklaruar gjinekologu Lulaj.

Sipas këtij studimi, dy skriningjet rekomandohet të kryhen ndërmjet javëve 15-22 dhe 31-35.

Por jo të gjithë e respektojnë këtë rekomandim nga hulumtimi në SHBA. Sipas Lulajt skriningu ekografik keqpërdoret nga gjinekologët në Kosovë.

“Të gjithë ne abuzojmë me këtë metodë, bëjmë ekzaminime, i përsërisim ato, derisa është vërtetuar se benifiti është i njëjtë si 2 ekzaminime, si 10 sosh”, ka deklaruar Dr. Lulaj. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakE çuditshme çfarë nxjerrën doktorët me gjatësi1.82cm nga goja e këtij njeriu
Artikulli i rradhës Nëna la punën që ti ndihmonte fëmijës së saj të bëhej multimilioner nga Youtube

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.