Nëse keni dilema se kush është ylli më i madh në Youtube, mbase duhet të pyesni fëmijët tuaj. Sepse hapsira e videove online nuk është e pushtuar nga Justin Bieber apo ‘The Tonight Show”, por nga një fëmijë i quajtur Ryan tregon Mom.me transmeton Gazeta Shneta
Ryan kishte filluar të votonte videot në Youtube qysh kur ishte 3 vjeç dhe tani që është 6 vjeç ai është një multimilioner dhe në mes vitit 2016 dhe 2017 ai ishte personi më i paguar në Youtube. Sipas raportit të Forbes për atë vit, pasuria e Ryan kishte arritur deri në 11 milion dollarë, por ai as që ia kishte idenë se çfarë do të thoshin 6 zero.
Prindërit e tij shpjegojnë se ai kishte filluar shumë herët të postonte video të cilat në fillim nuk kishin aq shumë shikues. ”Më shumë e kishim bërë në mënyrë që familjarët tanë që jetojnë larg të mund ta shohin Ryan teksa rritet nëpërmjet videove në Youtube” – tregoj babai i tij.
Ndërsa nëna e tij e cila mbeti anonime, kishte lënë punën si mësuese e kimisë që ti ndihmonte djalit të saj me videot dhe Youtuben. ”Ne thjeshtë vendosëm që duhet ta bënim atë, kështu shkuam në dyqanin e lodrave dhe blemë lodrën e tij të parë” – vazhdoj babai.
Ndonjëherë prindërit e tij i bëjnë videot me efekte speciale ose thjeshtë luajnë edhe ata në to, në mënyrë që të jenë sa më atraktive por edhe ti ndihmojnë djalit të tyre.