Hulumtimet tregojnë se ngrënia e luleshtrydheve është e lidhur me disa avantazhe shëndetësore, duke përfshirë funksionin më të lartë njohës, presionin e ulët të gjakut dhe kapacitetin më të madh antioksidues.
Tridhjetë e pesë njerëz të shëndetshëm që merrnin ekuivalentin e dy racioneve luleshtrydhe në ditë morën pjesë në hulumtim, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.
Studiuesit zbuluan se konsumi i luleshtrydheve rriti ndjeshëm kapacitetin antioksidues, uli në mënyrë dramatike presionin e gjakut dhe përmirësoi shpejtësinë e përpunimit kognitiv.
Në një studim klinik të rastësishëm të paraqitur në “NUTRITION 2023”, konferencën vjetore e Shoqatës Amerikane të të Ushqyerit (ASN), luleshtrydhet u shoqëruan me funksion më të mirë njohës, presion më të ulët të gjakut dhe më shumë kapacitet antioksidues kur konsumoheshin çdo ditë.
35 burra dhe gra të shëndetshme që morën pjesë në hulumtimin të kontrolluar nga placebo, varionin nga mosha 66 deri në 78 vjeç. Secili pjesëmarrës mori ose një pluhur kontrolli ose 26 gramë pluhur luleshtrydhe të tharë në ngrirje për tetë javë, e barabartë me dy porcione me luleshtrydhe çdo ditë.
Konsumimi i luleshtrydheve rriti shpejtësinë e përpunimit njohës me 5.2%, presionin sistolik të gjakut me 3.6% dhe kapacitetin total antioksidues me 10.2%.
Gjatë gjithë kontrollit dhe ndërhyrjes së hulumtimit, edhe perimetri i belit u tkurr me 1.1%.
“Ky studim tregon se konsumimi i luleshtrydheve mund të nxisë funksionin njohës dhe të përmirësojë faktorët e rrezikut kardiovaskular si hipertensioni.”
– Shirin Hooshmand, hulumtuese kryesore
Ajo tha se e shohin inkurajues që individët e moshuar mund të përfitojnë nga një modifikim i drejtpërdrejtë dietik, si p.sh. përfshirja e luleshtrydheve në dietën e tyre të rregullt.
Ka disa substanca bioaktive që gjenden te luleshtrydhet. Luleshtrydhet kanë elemente të shëndetshme për zemrën, duke përfshirë folatin, kaliumin, fibrat, fitosterolet dhe polifenolet, përveçse furnizojnë 100% të nevojave tona ditore për vitaminë C. /Gazeta Shneta/