Ëmbëlsuesit artificial, të njohur si ëmbëlsues jo-ushqyes, janë aditiv ushqimi që kanë shije si sheqeri pavarësisht se përmbajnë pak ose aspak kalori.
Prodhuesit krijojnë ëmbëlsues artificial në një nga dy mënyrat: përmes nxjerrjes nga bimët ose përmes përpunimit kimik, transmeton Gazeta Shneta.
Disa studime kanë zbuluar se konsumatorët e rregullt të ëmbëlsuesve artificial ose kanë fituar më shumë peshë ose kanë një BMI më të lartë sesa njerëzit që nuk i kanë përdorur ato.
Kjo ka gjasa të ndodh për shkak se ëmbëlsuesit artificialë janë pothuajse gjithmonë më të ëmbël se sheqeri.
Një ëmblësi e tillë mbizotëruese mund të kontribuojë në dëshirat në rritje që nuk ngopen kurrë sepse zëvendësuesit e sheqerit nuk përmbajnë karbohidrate ose kalori.
Gjithashtu, studimet treguan se këto ëmbëlsues transmetohen tek foshnja në mitër dhe si rezultat foshnjat zhvilluan mikrobioma të pafavorshme të zorrëve me një mbizotërim të baktereve që rrit rrezikun e tyre për diabet. /GazetaShneta/