Kemi dëgjuar se macet i kanë nëntë jetë. Epo, një mace nga Rusia vendosi që një jetë t’ia jap një bebeje vetëm 12 javëshe.
Macja me emrin Masha ia shpëtoi jetën një bebe të braktisur në një vendbanim në Rusi, shkruan Weloveanimals, transmeton Gazeta Shneta.
Bebja 12-javëshe e gjinisë mashkullore ishte lënë në të ftohtin e një bodrumi, kur Masha e gjeti. Kjo e fundit pa ndalë kërkoi pronaren e saj, një e moshuar 68-vjeçare e cila u orientua nga macja për të gjetur bebën e braktisur.
Fatmirësisht, kjo e fundit kishte ruajtur temperaturën trupore, bashkë me macën e cila ishte shtrirë afër saj, duke i shpëtuar të ftohtit vrasës. /Gazeta Shneta/