Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mamia Razije Musa kritikë nënave, mos i veshni fëmijët trashë

Jetë 24/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Udhëtimi zakonisht bëhet më ndryshe kur me vete keni edhe beben tuaj, për shkak se kujdesi duhet të jetë maksimal.

Kështu së fundmi mamia Razije Musa ka dhënë disa këshilla rreth praktikave të ndryshme rreth sigurisë së foshnjave në makinë. Gjëja  e parë që i ka rënë në sy mamisë janë veshjet e trasha që nënat i veshin foshnjat kur janë në makinë, shkruan Gazeta Shneta.

Mamia tregon se nuk duhet t’i veshni as çorape apo kapele fëmijës, sidomos gjatë stinës së nxehtë të verës.  Po kështu zgjidhni lodrat me shumë kujdes, në mënyrë që të mos lëndohet derisa ju të jeni në lëvizje.

Për më shumë lexoni postimin e plotë të mamisë: Të dashura nana uroj të jeni mirë. Sot po i ndaj me ju disa këshilla për udhëtimin me beba. Për sigurinë e fëmijës tuaj ka shumë rëndësi karrika e veturës por edhe mënyra si e vendosni atë. Në Kosovë po shoh qe bebat janë të veshura me shumë rroba kur vendosen në karrikë. Kjo është gabim, veshni fëmijët ashtu si visheni ju dhe kujdesuni të keni me vete vetëm një qebe të pambukut 100%.Tashmë është vera mos u veshni qorape fëmijëve por as kapele, në të kundërten beba nuk do të jetë e qetë dhe do ju humb koncentrimin në vozitje. Mos i leni në dorë ndonjë lodër të fortë, vetëm diçka të butë me të cilën nuk mund të lëndohet.Nëse udhëtoni larg përdorni kondicionerin-klimën, por beba duhet të jetë e kthyer prapa në mënyrë që ajri i ftohtë mos t’i bie direkt në trup , temperatura duhet të jetë në maksimum 22 gradë. Nëse vozit nana, beba duhet të jetë e kthyer prapa, nana duhet të koncentrohet në vozitje, nëse beba qan ndaloni dikund por asesi mos provoni të merreni me të gjatë vozitjes.Keni kujdes sepse gjatë udhëtimit ka të papritura, prandaj merni masat e duhura për nje udhëtim të qetë e të sigurt.Shijoni momentet e bukura.Me dashuri, Razija./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi të mbeteni shtatzënë me binjakë
Artikulli i rradhës Ja sa orë gjumë duhet të bëni gjatë një dite në shtatzëni

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.