Mamia Razije Musa ka ndarë me nënat një detaj nga jeta e saj private, duke treguar se ka tre fëmijë dhe mbesa e nipër që e bëjnë jetën e saj shumë dinamike.
Ajo tregon se përveç angazhimeve në kujdesin e nipave dhe mbesave ajo nuk e humb qëllimin e saj për jetë, shkruan Gazeta Shneta.
E, ajo flet për kujdesin që nënat kanë ndaj vetes, që shpeshherë humbin në kujdesin ndaj fëmijëve të tyre.
Për më shumë keni postimin e plotë të Mamisë:
‘’Të dashura nana, sot për herë të parë po dua të ndaj me ju diçka nga jeta ime private. Unë jam nanë e tre fëmijëve dhe gjyshe e mbesave e nipave kam një jetë dinamike tash e shumë vjet. Edhe pse shumë shoqe të gjeneratës time gjithë energjinë e tyre e shkrijnë në punët e shtëpisë apo kujdesin për nipa e mbesa unë kujdesem që të gjitha këto t’i bëjë ashtu që të mos i humb edhe objektivat e mia.Ajo se për cka dua të flas sot ka të bëjë me përkushtimin e nanave ndaj vetes. Fatkeqësisht në vendin tim po dëgjoj nana të reja që vetën po e “robërojnë” pa asnjë arsye. Nuk punoj sepse duhet të jem e përkushtuar në shtëpi, nuk punoj se nuk ka kush kujdeset për fëmijët nuk takohem më me shoqe sepse tashme jam bërë nanë dhe nuk po më ka hije me dal shumë,e gjëra të tilla arsyetime që te gratë e vendeve të tjera nuk zënë vend. Në jetë duhet të jeni të hapura për të arritur qëllimet e juaja,më besoni po e them edhe nga përvoja personale edhe profesionale një nanë e lumtur reflekton një familje të lumtur prandaj mos i mbytni ëndërrat e objektivat e juaja me arsyetimet e tilla. Së fundmi një nanë më tha se ajo nuk del shumë jashtë shtëpisë sepse të gjithë në vendin ku jeton i thonë se tashmë është nanë dhe gjithë misioni i saj është përkushtmi ndaj fëmijës, gjë që nuk e kundërshtoj por e kundërshtoj mënyrën se si ata insistojnë që një nanë të përkushtohet, nuk është përkushtim të mbylleni ju me idenë që po rritni fëmijë, më e mira që mund të bëni për fëmijën tuaj është të kujdeseni për ta të ju jepni dashni por edhe t’I synoni objektivat e juaja jetësore.Le të kuptohemi qartë të jesh nanë që punon që je disa orë largë fëmijës nuk do të thotë se je nanë e keqe do të thotë se ti sakrifiko n shumë për të,të jesh nanë që del dhe takohet me shoqe nuk do të thotë se i doni më pak fëmijët tuaj por takimi me njerëz të tjerë ndarja e përvojave ju bënë nana më të mira ndarja dhe marja e informacioneve ju bënë edhe më të dijshme, të jesh e mbyllur me idenë se po i bënë nderë fëmijës apo rrethit të bënë ty të palumtur dhe të papërmbushur.Kryeni misionin tuaj dhe bëni të lumtur fëmijët dhe vetën tuaj.Me shumë dashuri,Razija’’./Gazeta Shneta/