Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mangoja mund të ndihmojë shëndetin e zemrës pas menopauzës te gratë

Femina 11/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Postmenopauza mund të rrisë rrezikun për disa probleme shëndetësore, përfshirë sëmundjet e zemrës.

Një studim i ri ka zbuluar se konsumimi i dy porcioneve të mangos çdo ditë mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të zemrës pas menopauzës, duke ulur tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit të “keq”, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se mangoja shkakton një rritje më të vogël të sheqerit në gjak, e cila gjithashtu zbret më shpejt disa orë pas konsumimit, krahasuar me bukën e bardhë të zakonshme.

Çdo vit, rreth 25 milionë gra në mbarë botën kalojnë në menopauzë — një fazë natyrale e jetës që zakonisht ndodh ndërmjet moshës 45 deri në 55 vjeç, kur ndalon cikli menstrual.

Postmenopauza i referohet periudhës pas menopauzës, kur një grua nuk ka pasur cikël menstrual për të paktën 12 muaj.

Kjo periudhë mund të rrisë rrezikun për disa gjendje shëndetësore, si osteoporoza, obeziteti, depresioni, sindroma metabolike dhe sëmundjet kardiovaskulare.

“Gratë pas menopauzës janë një nga grupet më pak të studiuara në Shtetet e Bashkuara, megjithëse kjo është një ndryshim i madh hormonal që ndikon pothuajse gjysmën e popullsisë,” tha Dr. Robert M. Hackman, nutricionist shkencor në Departamentin e Ushqyerjes në Universitetin e Kalifornisë, Davis, për MNT.

“Me rënien e estrogjenit, gratë përballen me ndryshime të mëdha në shëndetin e zemrës dhe atë metabolik, si rritje e tensionit të gjakut dhe e kolesterolit.”

Hackman është autori kryesor i një studimi të ri të publikuar në “Journal of the American Nutrition Association,” që zbuloi se konsumimi i dy porcioneve mango në ditë mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe të kolesterolit të keq te gratë pas menopauzës.

Për më tepër, studiuesit zbuluan se mangoja shkakton një rritje më të vogël të sheqerit në gjak, e cila ulet më shpejt disa orë pas konsumimit, krahasuar me konsumimin e bukës së bardhë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFranca do të shtyjë përpara ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç
Artikulli i rradhës Sekreti kundër plakjes mund të jetë në filxhanin e kafesë

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.