Shumë gra vizitojnë sallonet e bukurisë, të paktën një herë në muaj, që të sigurohen që manikyri i tyre ka një dukje të përkryer.
Mirëpo, sipas dermatologeve, kjo shprehi mund të vendos njerëzit në rrezik nga infeksione të ndryshme apo edhe nga kanceri në rastet ekstreme.
Xheli që përdoret për manikyr, përdorimi i të cilit është në rritje viteve të fundit, ka nevojë që të thahet nën rrezet ultravjollcë.
E ky ekspozim ekstra ndaj rrezeve të dëmshme, mund të shkaktoj plakjen e parakohshme të duarve, madje edhe zhvillimin e kancerit.
Ndërsa përdorimi i mjeteve të cilat nuk janë pastruar siç duhet mund të sjellë infeksione të ndryshme duke ju ekspozuar ndaj baktereve apo kërpudhave.