Marrëdhëniet seksuale janë një shans i mirë për çiftet që të eksplorojnë pasionet e tyre, të lidhen me njëri-tjetrin dhe të gëzojnë raportin e tyre.
Ky aktivitet gjithashtu ka disa përfitime shtesë që ndihmojnë për të mbajtur një jetë të shëndetshme seksuale, transmeton GazetaShneta.
Por ajo që nuk duhet harruar është që të përdorni mbrojtje, veçanërisht nëse nuk jeni në një marrëdhënie afatgjate ose nëse bëni shpesh testime për infeksione seksualisht të transmetueshme.
Një studim i kryer nga Universiteti I Gottingenit ka gjetur se rreth 35% e gravë nuk kryejnë marrëdhënie të rregullta seksuale që i orienton më pas ato drejt një jetë të fokusuar vetëm tek puna, përcjellë “Parenting”.
Kjo i fut gratë në një rreth vicioz pasi që sa më shumë punë të kryejnë, aq më të stresuara do të jenë, dhe sa më shumë stres të kenë aq më pak seks do të bëjnë.
Në anën tjetër, gratë të cilat janë të përfshira në raporte të shëndetshme seksuale përjetojnë benefite të shumta ku një nga më të rëndësishmet është lirimi nga dhimbja. Dhimbjet e barkut gjatë ciklit menstrual, zakonisht për grate seksualisht aktive janë më të vogla po thuajse nuk ekzsitojnë fare.
Por benefitet shihen edhe për anën tjetër të medaljes.
Sipas disa studimeve, meshkujt e moshës 50 vjeç e lart të cilët kanë seks të shpeshtë janë më pak të prirur për t’u diagnostikuar me kancerin e prostatës sesa meshkujt të njëjtën moshë që nuk kanë seks shpesh.
Një studim i botuar në revistën BJU InternationalTrusted Source zbuloi se marrëdhëniet dhe masturbimi mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të prostatës tek burrat e moshuar.
Një tjetër studim i publikuar në Journal of the American Medical Association, zbuloi se ejakulimi i shpeshtë në të njëzetat e një burri mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të prostatës./GazetaShneta/