Bislim Morina nga fshati Senovc i Rahovecit po e akuzon ish-dhëndrin se ia mbyti të bijën vetëm 3 ditë pasi u martuan. Sipas tij, Hilmi Zena kishte kryer marrëdhënie seksuale me të ndjerën Antigona, derisa ajo kishte pësuar gjakderdhje në natën e martesës.
Hilmiu dhe Antigona ishin kurorëzuar me martesë para shtatë viteve nëpërmjet mesitnisë. Martesa e tyre kishte zgjatur vetëm tri ditë, pasi nusja në natën e parë kishte pësuar gjakderdhje nga marrëdhënies seksuale.
Babai i nuses, Bislim Morina, tani po e akuzon ish-dhëndrin se, edhe pse kishte qenë në dijeni për gjakderdhjen e vazhdueshme të së bijës, ai kishte kryer marrëdhënie seksuale çka e kishte përkeqësuar gjendjen shëndetësore të saj dhe nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore.
“Unë them që çikën ma kanë vra për dy arsye. Te gjakderdhja një dhe e dyta, çika me pas gjakderdhje dhe me pru në atë gjendje pa i ra të fikët nuk ishte ba. Ata në atë gjendje e kanë qu te shehu e jo te mjeku. Plus tri ditë e tri net ai ka përdor seks në trup të saj. Ai (v.j. dhëndrri Hilmiu) e ka pranuar vetë në prokurori se ka bërë marrëdhënie seksuale me qef në ato tri ditë me çiken tem”, ka deklaruar babai i të ndjerës për Gazeta Express.
Familja e saj deklaron tutje se vajza ka vdekur nga mos dhënia e ndihmës në kohën e duhur.
“Kjo është dorë vrasje. Edhe ma vrasje është që ai nuk i ka dhënë ndihmë. E ka pa me sy se qysh ka qenë e nuk ka reagu”, shton babai.
Ai thotë se vajza nuk ka pas asnjë lëndim, përveç në organet gjenitale.
“Ka qenë e nxihne, pleh, si të kish qenë e rrehne. Edhe teshat kur i kemi marrë me i la, ato lëshonin gjak të zi”, thonë në familjen e Antigones.
Këto akuza po i kundërshtojnë familjarët e ish-dhëndrit, Hilmiut. Ata thonë se familja e të ndjerës po e bëjnë këtë për para.
“Fajtori është prindi i saj i cili nuk e ka këqyrë më së pari te mjeku, me këqyrë për problemet që i ka pasë vajza. Unë dy vjet e gjysmë kam punuar në Austri në të zëzën për me martua vëllanë. 24 mijë euro ka kushtuar dasma. E pastaj ne me u kthy e me i bo këto vepra, kjo është marri. Ai pas 6 vjetëve këqyrë me nxjerr përfitime, para. Këtu krejt në pyetje janë paratë”, thotë vëllai i Hlimut.
Hilmiu tashmë është i martuar me gruan Resmijen dhe i ka dy fëmijë. Familja thotë se e martuan vetëm 3 javë pasi vdiq Antigona, pasi familja e kësaj pretendonin se ia Hilmiu e vrau për shkak të një femre tjetër.
Prokuroria kishte pretenduar se Hilmiu kishte kryer veprën “Shkelje e detyrimeve familjare”. Ndërsa Gjykata ka deklaruar se rasti është mbyllur dhe është konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit se Halmiu është i pafajshëm.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Gazeta Express.