Duke përdorur materialin e mbulesës së dyfishtë të jastëkut ose pizhamave pambuku vjeshtore, mund të bëni një maskë që siguron deri në 60 përqind filtrim.
Në fillim të këtij muaji, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) filloi të këshillojë amerikanët të përdorin mbulesa fytyre në publik për të “ngadalësuar përhapjen” e Covid-19 shkruan Healthline.
“Mbulesat për fytyrën nga rrobat ose gjërat shtëpiake me kosto të ulët mund të përdoren si një masë shtesë, vullnetare e shëndetit publik,” tha CDC.
Por CDC theksoi gjithashtu se: “Është thelbësore vazhdimi i distancës sociale për ngadalësimin e përhapjes së virusit” përcjell Gazeta Shneta.
Si ndihmojnë maskat shtëpiake
Njerëzit me “infeksione të heshtura” janë asimptomatike. Ata nuk kanë ethe, kollë ose simptoma të tjera tipike të COVID-19.
Nëse këta persona përdorin një maskë ata mund të mbrojnë të tjerët, edhe nëse nuk është një maskë N95.
Materialet më të mira për maska shtëpiake
Sipas LaBrot, një maskë kirurgjikale (nuk është një N95) dhe filtron vetëm rreth 60 deri në 65 përqind të grimcave, gjë që është normale për këtë lloj maskë.
Poashtu përmes këtij burimi u tregua se nëse përdorim materialin e mbulesës së dyfishtë të jastëkut ose pizhameve pambuku ju mund të bëni një maskë që siguron deri në 60 përqind filtrim.
Si rregull’ për fund, për ta testuar efektivitetin e maskës shtëpiake, mbajeni atë në dritë: Nëse është e tejdukshme, atëhere ju nevojitet një material pak më trashë, më i dendur për të arritur filtrimin e duhur. /Gazeta Shneta/