Komiteti Olimpik i Kosovës ka organizuar konferencën e parë mjekësore “Lëndimet sportive, perspektiva ortopedike dhe traumatologjike”.
Në këtë konferencë me prezantime shkencore op marrin pjesë ligjërues të shumtë të kësaj lamie, transmeton Gazeta Shneta.
Doktor Cen Bytyqi është paraqitur me temën “Lëndimet sportive tek fëmijët”.
Doktor Bujar Shabani ka ligjëruar me temën “Anatomia e gjurit”.
Doktor Sabit Sllamniku është prezantuar me temën “Etiologjia dhe vlerësimi i dhimbjes së gjurit”. /Gazeta Shneta/