Në Sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë është duke u mbajtur manifestimi tradicional informativo-kulturor me moton “Zbulimi i Hershëm – Mbijetesë”, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit.
Kjo ngjarje organizohet nga “JETA/VITA”, nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Shneta.
Manifestimi ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit./Gazeta Shneta/



