Raftet e librarive janë të mbushura me libra e manual që shpjegojnë si ta mbani fëmijën tuaj të sigurt në ambientin e shtëpisë. Aty rekomandohen mënyra prej atyre më prestigjozeve me sygjerime për të blerë pajisje alarmi e çka jo tjetër.
Por këtë gjë ju mund ta arrini edhe me hapa shumë të thjeshtë. Fundja jeni prindër dhe shumica e gjërave vijnë sipas intuitës tuaj. Por për të mësuar pak më shumë rreth sigurisë brenda ambientit tuaj shtëpiak, lexoni rregullat e mëposhtme:
Jini vigjilent
Asgjë nuk zëvendësohet me “syrin e shqiponjës” në kuptimin që ju si prind duhet të jeni tërë kohën nën vëzhgimin e fëmijëve tuaj të vegjël. Mbani në shtëpi kutinë e ndihmës së parë për raste urgjente. Nëse fëmija juaj insiston të kapë diçka që nuk duhet, i thoni “jo” me xhentilesë dhe jepini një lodër tjetër. Pas shumë përsëritjeve të kësaj sjellje fëmijët do e marrin mesazhin se disa gjëra nuk bën të preken, përcjell GazetaShneta nga blogu WhatToExpect.
Dhomat të jenë të sigurta
Kur bëheni me fëmijë duhet ta keni parasysh se disa gjëra duhet të ri-rregulllohen. Për shembull: mbuloni prizat me kapakë, vendosni mbrojtëse nëse keni shkallë brenda, hiqni qilimat e rrëshqitshëm, sigurohuni që dyshemeja nuk rrëshqet… Por duhet ta kuptoni po ashtu që fëmijët janë të lindur me nevojën për të eksploruar andaj mos tentoni që t’ia mohoni çdo lëvizje; thjeshtë monitorojeni dhe reagoni në kohë.
Fshehni gjërat që thyhen
Objektet e pajisjet që janë të vlefshme dhe të ndjeshme futni në kuti të veçanta dhe mbani në vende të paarritshme për ta.
Produktet helmuese
Produktet e pastrimit, makijazhi, pijet alkoolike dhe gjithçka tjetër që mund të dëmtojë shëndetin e fëmijës duhet të mbahen në hapësira të izoluara.
Dritaret, dyert, kuzhina, banja
Këto hapësira për ju janë të domosdoshme por për fëmijët janë vendet më të rrezikshme. Mbyllini dritaret dhe dyert që fëmijët mos të dalin nga to pa dijeninë tuaj.
Në kuzhinë mbani larg thikat dhe gjërat e mprehta e të rënda. Nëse është nevoja izoloni edhe rrotat e shporetit ashtu që fëmija të mos mund t’i aktivizojë.
Në banjë paketoni produktet e pastrimit në një kasafortë të posaçme. Mbylleni kapakun e guacës së ËC-së me ndonjë mjet të rëndë. Shtroni mbuloja që nuk lëvizin dhe që thajnë ujin. Dhe, kurre mos i leni fëmijët të vetëm në banjë.
Jini të kujdesshëm edhe jashtë shtëpisë
Nëse fëmijët kalojnë kohë edhe tek gjyshërit ose diku tjetër, sigurohuni që edhe ai ambient të mos ketë hapësira të rrezikshme. /GazetaShneta/