Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ta nxisni fëmijën tuaj të fillojë të flasë

Jetë 08/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

I vogli juaj shumë shpejt do të fillojë të fillojë të përdorë fjalët për të përshkruar ato që sheh, dëgjon, ndjen dhe mendon. Edhe para se të belbëzojë fjalët e para, ata kanë qenë duke ju dëgjuar tek flisni qysh më herët.

E qara është forma e parë e komunikimit të një foshnjeje. Në 3 muajt e parë ato fillojnë të lëshojnë tinguj kur prindërit u flasin, kurse prej 6 muajve foshnjet vetëm se fillojnë të lidhin fjalët e para sic mund të jenë “na” ose “ba”, shkruan BabyCentre, përcjellë GazetaShneta.

12-17 muaj

Rreth ditëlindjës së parë fëmija juaj do të përdorë një apo disa fjalë për të komunikuar me juve. Mund të fillojë të bëjë edhe gjestë si formë tjetër e sinjalit. Ato do të kuptojnë edhe nëse u thoni “eja këtu”, ose “luaj me arushin”.

18-24 muaj

Në këtë priudhë fëmijët fillojnë të përdorin rreth 20 fjalë ne maksimum. Rreth moshës 2 vjeçara ata shtojnë në fjalorin e tyre 30 tjera më shumë. Fillojnë të flasin me veten gjersa luajnë. Bëni kujdes që të mos përdorni përemrat “unë jam…”, “ajo është tezja jote…”; në këtë moshë fëmijët nuk dallojnë ende këto ndarje. Thuani “gjuaje topin” në vend të “hidhja topin tezes…”

25-26 muaj

Rreth moshës 2 vjeçare fëmijët përdorin deri në 300 fjalë. Fillojnë të bëjnë ndarjen e personave përmes emrave, por ende nuk dallojnë intonacionin që duhet ta përdorin. Fëmijët do të fillojnë të bëjnë biseda me ju. Mos i përmirësoni nëse gabojnë në gramatikën e fjalëve. Kur ju thonë “dje do të luajmë me top”, thjeshtë përgjigjtuni “po, dje kemi lozur me top”. Në këtë fazë filloni t’i lidhni fjalitë me disa fjalë. Ndihmon shumë nëse uleni përballë fëmijës dhe komunikoni qartë dhe fjalë të lehta.

Si ta nxisni fëmijën të flasë çdo herë e më shumë?

Flisni me fëmijët sa më shumë që të mundeni gjatë tërë ditën sepse kështu do të mësojë më shumë fjalë. I flisni përderisa jeni duke e ndërruar, larë ose ushqyer. Përdorni fjalë të thjeshta por duke e vënë theksin tek fjalët kryesore. Kështu ata do sinjalizohen se cilat fjalë kanë më shumë rënëdësi.

Nëse fëmija përdor vetëm dy fjalë, për shembull “peshku” ju thuani “një peshk i madh”.

Një  ndihmesë tjetër e madhe janë edhe librat. Shfletoni sa më shumë libra së bashku duke krijuaj histori me imazhet që shihni. Të vegjëlit do të fillojnë të kopjojnë këto sjellje duke thurur fjali në bazë të atyre fotografive. Kështu zhvillojnë imagjinatën e po ashtu njoftohen që në vegjëli me librat dhe të lexuarit.

Si ta kuptoni nëse fëmija juaj ka problem me të folurit?

Në të vërtetë nuk ka ndonjë mënyrë të saktë për të zbuluar këtë gjë. Nëse e ndjeni se ky mund të jetë një problem atëherë bëni një vizitë mjekësore. Mjeku do të jetë në gjendje të tregojë nëse të folurit e fëmijës është duke u zhvilluar sipas kohës. /GazetaShneta/

Artikulli paraprakKështu e kaluan vikendin e ngrohtë Elita dhe Zëri
Artikulli i rradhës Mbani fëmijët larg rreziqeve brenda shtëpisë duke “i fshehur” këto objekte

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.