Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 1.6 milionë fletëvotime gati për zgjedhjet e 7 qershorit

Lajme 02/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka finalizuar përgatitjet kryesore logjistike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor.

Sipas KQZ-së, mbi 1.6 milionë fletëvotime janë përgatitur për procesin zgjedhor brenda vendit, ndërsa shpërndarja e tyre në qendrat komunale do të nisë të shtunën.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se fletëvotimet e shtypura në Slloveni tashmë janë vendosur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe janë gati për t’u shpërndarë sipas planit operativ.

“Sipas vendimit të KQZ-së, për zgjedhjet e 7 qershorit janë shtypur 1 milionë e 778 mijë e 300 fletëvotime. Nga ky numër, 1 milion e 605 mijë janë të planifikuara për votimin në vendvotimet e rregullta, 19 mijë e 450 për votimin me kusht, 13 mijë e 500 si rezervë dhe 3 mijë e 500 për personat me nevoja të veçanta”, deklaroi Elezi.

Ai theksoi se edhe këtë herë numri i fletëvotimeve është më i vogël se numri i përgjithshëm i votuesve, duke u bazuar në analizat e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset e kaluara zgjedhore.

“Këto fletëvotime aktualisht ndodhen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Të shtunën në mëngjes do të bëhet shpërndarja e tyre në Qendrat Komunale të Numërimit, ndërsa të dielën në mëngjes do të dërgohen në qendrat e votimit”, tha ai.

Sa i përket votimit jashtë vendit, Elezi njoftoi se janë shtypur 108 mijë fletëvotime për votimin me postë dhe 28 mijë e 850 për votimin në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

“Fletëvotimet për votimin me postë janë dërguar në adresat e votuesve të regjistruar, ndërsa materialet zgjedhore për përfaqësitë diplomatike tashmë janë nisur drejt destinacioneve ku më 6 qershor do të zhvillohet procesi i votimit”, u shpreh ai.

Sipas KQZ-së, votimi në përfaqësitë diplomatike do të organizohet në 30 misione diplomatike në 18 shtete të botës, ku janë regjistruar 27 mijë e 724 votues. Ndërkohë, për votimin me postë janë regjistruar 104 mijë e 488 qytetarë.

Në ditën e zgjedhjeve, më 7 qershor, procesi i votimit do të zhvillohet në 949 qendra votimi me gjithsej 2 mijë e 550 vendvotime. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në Kosovë është 1 milion e 959 mijë e 962.

KQZ vlerëson se të gjitha përgatitjet po zhvillohen sipas planit, me qëllim garantimin e një procesi zgjedhor të rregullt dhe transparent./rtk

Artikulli paraprakVitia: Nis zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor
Artikulli i rradhës QKUK: Rreth 800 pacientë në ditë në ambulancat specialistike

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.