Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia: Nis zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor

Lajme 02/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se ka nisur zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt reformimit të sistemit shëndetësor në vend.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Vitia bëri të ditur se më 1 qershor 2026, me vendim të Qeverisë së Kosovës, ka hyrë në fuqi zbatimi i ligjit, ndërsa tashmë ka nisur edhe procesi për themelimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës.

“Sot po nis hapi i parë i zbatimit të këtij ligji, me fillimin e procesit për themelimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Vitia.

Sipas tij, ky proces paraqet një etapë të rëndësishme në ndërtimin e sistemit të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor dhe në zbatimin gradual të të drejtave dhe përfitimeve të parapara me ligj për qytetarët e Kosovës.

Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës në muajin prill, ndërsa tani ka hyrë në fazën e zbatimit praktik./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakQeveria në detyrë themelon Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Artikulli i rradhës Mbi 1.6 milionë fletëvotime gati për zgjedhjet e 7 qershorit

Ju sugjerojmë

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.