Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 10 mijë operacione u kryen për tre muaj në spitalet dhe klinikat e SHSKUK-së

Lajme 31/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, për tre muaj janë kryer 10 mijë e 807 operacione. Në raportin e punës për muajt janar-mars, janë regjistruar 1.8 milion shërbime, ndërsa mbi 38 mijë pacientë kanë qenë të shtrirë brenda kësaj periudhe. Numri i shërbimeve të dializës ka arritur mbi 29 mijë ndërsa shfrytëzimi i kapaciteteve është 61 %.

“Sfidues ishte sidomos çështje e pamundësitë buxhetore për të realizuar të gjitha kërkesat që bënë njësitë përbërëse të SHSKUK-së, meqë kishte buxhet të vogël dhe duhej të koncentroheshim kryesisht tek kërkesat urgjente dhe ato më të domosdoshme”, thuhet në raportin e punës, shkruan Gazeta Shneta.

Tutje SHSKUK bën të ditur se përqendrimi kryesor ishte në mbarëvajtjen e shërbimeve të domosdoshme për ofrim të shërbimeve shëndetësore, sidomos në servisim dhe mirëmbajtje të aparaturave ku kishte vështirësi, meqë buxheti për këtë destinim ishte shumë më i vogël krahasuar me kërkesat reale.

Mungesa e buxhetit nuk është problemi i vetëm i SHSKUK-së. Spitalet dhe Klinikat po përballen me mungesa të shumta të barnave dhe materialeve nga Lista Esenciale. Madje furnizimi nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka kaluar as 50 për qindëshin.

“Furnizimi me produkte mjekësore nga Lisa Esenciale në QKUK është me barëra ishte 55%, 41% me material hargjues dhe 54% me citostatik. Spitalet e Përgjithshme të Republikës së Kosovës arrijnë një mesatare të furnizimit me 46% në Barëra dhe 23% në Material shpenzues”, thuhet në raportin e SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGabimi i Adelina Ismailit me djalin e saj Uliksin, nuk duhej ta bënte
Artikulli i rradhës Koloneli italian për mediat serbe: U sëmura nga kanceri në Kosovë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.