Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës ka vazhduar të luajë një rol kyç në ofrimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët e rajonit, duke realizuar plot 109,473 shërbime ambulantore gjatë periudhës janar–qershor të vitit 2025.
Këto shërbime janë kryer në ambulancat specialistike të spitalit dhe përfshijnë vizita të rregullta dhe kontrolle mjekësore, duke dëshmuar një rritje të vazhdueshme të kërkesës për kujdes specialistik./Gazeta Shneta/


