Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 15 mijë raste të gripit në Kosovë, 36 me sëmundje të rëndë

Lajme 12/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se nga muaji tetor deri më 7 janar janë paraqitur 15.737 raste  të  dyshimta  në  grip (ILI)  2329 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 36 raste SARI (Sëmundje e Rëndë Respiratore Akute).

IKSHP ka njoftuar opinionin se është duke mbikëqyrur gjendjen e sëmundjeve ngjitëse në Kosovës përmes Klinikës Infektive në QKUK.

Instituti thotë se aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë mundësia e rritjes së rasteve ekziston, transmeton Gazeta Shneta.

“Vala e gripit në territorin e Kosovës nuk ka pasur intensitet të lartë epidemik, ku njëri nga ndikuesit kryesor pos masave parandaluese ka qenë vaksinimi me kohë gjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor i të gjitha grupeve të rrezikut”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Instituti ka bërë të ditur se nga 1 tetori deri më 7 janar janë raportuar gjithsej 15.737 raste të  dyshimta në grip (ILI) 2329 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 36 raste SARI (Sëmundje e Rëndë Respiratore  Akute).

Të gjitha rastet janë raportuar nga të gjitha komunat e Kosovës, me përjashtim ato me qytetarë serbë.

“Numër më i madh i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës por asnjëra  nuk  e kalon pragun epidemik”, vlerëson IKSHP.

“Në laboratorin e Qendrës kombëtare të gripit- IKSHPK  deri  më 10 janar   2017  janë testuar gjithsej 40 mostra të dyshimta në grip. Prej tyre 7 mostra kanë rezultuar pozitive: 1 mostër ka  rezultuar pozitive  në Influencën A(H1), 5 mostra në Influenca A dhe 1 mostër Influenca B”.

Gjithashtu janë testuar  edhe dy  mostra në virus  të tjerë respirator  të cilat kanë rezultuar  negative.

Në  Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë  dhe spitalet  rajonale gjatë javë së 1-rë (01-07 janar 2018) janë hospitalizuar 3 raste me status gripal dhe 3 raste me Bronchopneumonia dhe Pneumonia (ARI).

Instituti Kombëtar tashmë ka dhënë rekomandime të duhura profesionale që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambient të ftohtë, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorim sa më shume lëngje të nxehta dhe vitamina.

IKSHP thotë se është duke vëzhguar me kujdes shfaqjen e virusit A(H3N2) në Australi, ndërsa është në gjendje gatishmërie për çdo ndryshim të situatës epidemiologjike. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEfektet anësore pas operacionit cezarian, çdo gjë që një grua duhet të dijë
Artikulli i rradhës Recetë gatimi për bebet 7 muaj e sipër

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.