Ushqimet që forcojnë sistemin imunitar të bebeve, janë të mirëseardhura në këto ditë të ftohta të dimrit.
Prandaj është edhe kjo recetë e shijshme për beben tuaj, 7 muajsh e më lartë.
Kjo pure e shijshme është e mbushur me mollë, karrota dhe portokalle që do të mund ta mbajnë vogëlushin tuaj të shëndetshëm gjatë gjithë dimrit.
Por ajo që e bënë të veçantë këtë pure janë erëzat, xhinxheri dhe shafrani. Xhinxheri është i njohur për vetitë e tij medicinale dhe për forcimin e sistemit imunitar, ndërsa shafrani është një tjetër erëz që ofron shumë përfitime shëndetësore.
Shafrani përmban një përbërës të quajtur kurkumin i cili krijon disa proteina që janë jetësore për shëndetin tuaj e sidomos për forcimin e sistemit imunitar.
Përbërësit:
⦁ 4 karrota mesatare;
⦁ 4 mollë;
⦁ ½ portokalle;
⦁ 1 lugë çaj xhinxher të grirë;
⦁ ½ lugë çaj shafran.
Përgatitja:
Si fillim qëroni dhe më pas prisni në copa të vogla mollët dhe karrotat.
Pastaj i piqni së bashku në avull ose i zieni për 12 minuta derisa të zbuten.
Lërini të ftohen e më pas i kaloni në një blender.
Shtrydhni lëngun e ½ portokalli e më pas i shtoni erëzat.
I bëni pure për 60 deri në 90 sekonda dhe më pas ja shërbeni vogëlushit tuaj.
E përshtatshme për bebe +7 muajsh.
Koha e përgatitjes është 15 minuta.
Ruhet në mbajtëse hermetike për 3 ditë në frigorifer ose për 3 muaj në ngrirje./pernenat/