Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 1500 gra kërkuan sivjet ndihmë për shkak të dhunës

Lajme 14/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Raportimet për persona të zhdukur brenda 24 orësh, ashtu siç përcaktohet me Kodin Penal dhe ligjet në fuqi, për të shpallur të humbur një qytetar në Kosovë, janë në rritje.

Kjo dëshmohet në raportet zyrtare të Policisë së Kosovës dhe lajmet e shumta në media kur qytetarët i raportojnë të zhdukur familjarët e tyre në përpjekjen e tyre për të kërkuar ndihmë në gjetjen e tyre, raporton Kiks Kosova, transmeton Kosova.

Ky frut i çuditshëm vret yndyrën e barkut brenda natës!

Por cilat janë shkaqet dhe arsyet që po ndikojnë në rritjen e kësaj dukurie në Kosovë?

Për institucionet e rendit, arsyet janë të llojllojshme.

Dhe me të drejtë edhe mund të aludojmë që njëra nga to mund të jetë edhe dhuna në familje.

Kjo nëse kihet parasysh fakti se kërkesat e mëdha u dorëzuan gjatë vitit në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë, mekanizëm ky që funksionon në kuadër të Prokurorit të Shtetit.

Burhan Maxhuni, i cili ushtron detyrën e menaxherit të Zyrës për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Viktimave, ka thënë se kërkohet një hulumtim më i detajuar i ikjeve, pasi sipas tij, nëse krahasohen shifrat e raportuara, indikatori kryesor i zhdukjeve mund të jetë dhuna në familje.

Shifrat duken alarmante sipas këtij mekanizmi. Maxhuni ka theksuar se vetëm për nëntë muaj gjatë 2023-tës më shumë se 1500 femra janë paraqitur në zyrat e mbrojtjes për të kërkuar ndihmë.

Ky mekanizëm është i shtrirë në 6 regjione të vendit dhe merret me trajtimin e viktimave të dhunës në familje, trafikimit me qenie njerëzore, abuzimet, keqtrajtimet e fëmijëve, dhunimet dhe vrasjet.

Pas trajtimit të rasteve, kërkesat e viktimave janë kryesisht sigurimi i një vendqëndrimi të sigurt, thotë Maxhuni.

Megjithëse, sipas tij, këto kërkesa nuk arrijnë të realizohen nga ta, për shkak të mungesës së buxhetit.

Megjithëse vëllimi i punës është i madh, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave po ballafaqohet edhe me një problem ekzistencial, siç është mungesa e kuadrove dhe stafit.

Artikulli paraprakSëmundjet rekreative të ujit
Artikulli i rradhës Ataku tek të rinjtë

Ju sugjerojmë

Vetëvendosja siguron 51 ulëse në Kuvendin e Kosovës

13/06/2026 Lajme

Qendrat e Mjekësive Familjare me psikolog e logoped, nisin procedurat për rekrutim

13/06/2026 Lajme

Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind

13/06/2026 Lajme

Prof. Dr. Venera Berisha Muharremi prezanton inovacionin kosovar në ENDO 2026 në SHBA

13/06/2026 Lajme

SHBA: Dezinformatat për fruthin po shtyjnë prindërit të japin doza të rrezikshme të vitaminës A

12/06/2026 Lajme

Numërohen mbi 90 për qind të votave, kandidatët më të votuar në partitë kryesore

12/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.